Më 23 dhjetor 2024, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd nderoi Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Nevzad Lutfiu, me Çertifikatë Mirënjohjeje me motivacionin “Për kontributin e vyer në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar shqiptar, si dhe për gjurmët e rëndësishme të lëna në marrëdhëniet me shtetin shqiptar”.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, Ambasadori Canaj vlerësoi kontributin e z. Lutfiu dhe kërkoi që puna për komunitetin shqiptar të vazhdojë me të njëjtin zell si nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, ashtu edhe nga z. Lutfiu në rolet e mëpasshme që do të ketë. Kryetari Lutfiu u shpreh me mirënjohje për këtë vlerësim të jashtëzakonshëm.
Gjatë mandatit të Kryetarit Nevzad Lutfiu është konsoliduar edhe më tej marrëdhënia dhe bashkëpunimi mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.