Ambasadori Bardhyl Canaj priti në përfaqësi Znj. Dominika Krois, Përfaqësuesen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, njëherazi Drejtore e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd (UNOB).
Në takim u zhvillua bashkëbisedim tejet produktiv për rolin e kontributin aktiv të Republikës së Shqipërisë, diplomacisë së saj, gjatë mandatit dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e aktualisht, si dhe në të gjitha institucionet e organizatat ndërkombëtare, ku Shqipëria bën pjesë.
Gjithashtu fokus i bisedimit ishte situata aktuale në Serbi, problematikat e minoritetit shqiptar në Serbi, procesi i integrimit e i rrugës evropiane të Shqipërisë e rajonit të Ballkanit drejt BE-së, etj.
