Korporata Shqiptare e Investimeve njofton në lidhje me zgjatjen e afatit për dorëzimin e procedurës konkurruese të projektit të investimit: “Rivitalizimi i Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë.
Afati i zgjatur për dorëzimin e aplikimeve është 21 korrik 2025, ora 14:00 CET (ora lokale).
Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht me anë të email-it, personalisht ose me postë në adresën e treguar në dokumentet zyrtare të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Korporatës: Revitalization of the “Asllan Rusi” Sports Palace
Për çdo pyetje apo interes te shprehur, lutemi të komunikohet në adresën e email-it: info@aicorporation.al
Faleminderit për interesin tuaj në këtë projekt.