Korporata Shqiptare e Investimeve fton të interesuarit te aplikojne në procedurën konkurruese për projektin Kulla LIFT, nje projekt inoativ arkitektonik, fitues i një konkursi ndërkombëtar, i pasurive të patundshme publike të frymëzuar nga modelet më të mira evropiane.
Njoftimi i Procedurës Konkurruese, së bashku me Dokumentet e plota të Kualifikimit në shqip dhe anglisht, është i disponueshëm në faqen zyrtare të Korporatës: Open call for privat partner – Development of LIFT Tower
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 24 tetor 2025, ora 15:00 sipas orës lokale.
Aplikimet mund të dorëzohen në adresën fizike Rr. Ibrahim Rugova 5, Sky Tower 7/1, Tirana, Shqipëria, ose elektronikisht në adresën e email-it competition@aicorporation.al
Për çdo pyetje ose informacion shtesë, të komunikohet në adresën: info@aicorporation.al