Sot, në Beograd, u zhvillua me sukses konferenca vjetore Balkan Economic Forum 2025, një platformë të rëndësishme ndërkombëtare e dialogut ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal.
Ambasadori, Dr. Bardhyl Canaj ndoqi punimet e këtij forumi, në të cilin Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd ishte mbështetëse zyrtare e konferencës. Kjo mbështetje nënvizoi rëndësinë që Shqipëria i kushton nismave që nxisin bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin në rajon.
Konferenca u organizua nën kujdesin e Central European Initiative (CEI) dhe nën kujdesin dhe bashkëfinancimin e Western Balkans Fund dhe Red Hat, duke mbledhur së bashku liderë ekonomikë e politikë, akademikë, përfaqësues të biznesit, mediave dhe institucioneve ndërkombëtare.
Qëllimi kryesor i forumit është diskutimi i sfidave më të mëdha ekonomike që prekjnë rajonin dhe botën, si dhe shkëmbimi i ideve dhe strategjive inovative për zhvillim të qëndrueshëm, integrim ekonomik dhe rritje të konkurrueshmërisë. Panelistët dhe pjesëmarrësit kontribuan me diskutime konstruktive, ku u respektuan të gjitha pikëpamjet dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë për zhvillim afatgjatë.
Ndër pjesëmarrësit kryesorë dhe kontribuesit në panelet e konferencës ishin edhe Z. Gjergj Murra, Drejtor i Fondit të Ballkanit Perëndimor; Z. Ardian Hackaj, Koordinator i Forumit të Ndërlidhjes së Tiranës; si dhe Dr. Ornela Çuçi, ish-Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, të cilët ndanë perspektivat dhe analizat e tyre mbi zhvillimet ekonomike dhe sfidat rajonale.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
    

