Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Z. Bardhyl Canaj, mori pjesë në “Sofrën shqiptare të Sanxhakut”, me ushqime tradicionale të shqiptarëve të trevës së Sanxhakut, të zhvilluar sot në Novi Pazar.
Ky ishte një tjetër aktivitet i Këshillit Kombëtar Shqiptar në serinë e aktiviteteve “VeçShqip” që po zhvillohen në kuadër të projektit NëntorLuginë. Këto aktivitete po mbështen nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.
Sofra Shqiptare e Sanxhakut nuk ishte vetëm një ekspozim shijesh, por edhe një rikujtim i rrënjëve dhe i qëndrueshmërisë kulturore shqiptare. Ndihemi krenarë që shqiptarët e Sanxhakut e mbajnë gjallë traditën me zemër dhe me përkushtim.



