Ambasadori Bardhyl Canaj zhvilloi takim me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Znj. Nevena Jovanoviq.
Bashkëbiseduesit dakordësuan se ekziston hapësirë për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
Gjatë takimit, ata u ndalën te përvojat pozitive të bashkëpunimit, si dhe te panairi ndërkombëtar “Wine Vision”, i cili do të zhvillohet javën e ardhshme në Beograd. U nënvizua se aktivitete të tilla, paraqesin mundësi të mira për promovimin e potencialeve të përbashkëta rajonale dhe për krijimin e urave të reja mes aktorëve ekonomikë nga Serbia dhe Shqipëria.
Ata shprehën besimin se periudha në vijim do të sjellë mundësi të reja për thellimin e dialogut politik dhe për avancimin e projekteve konkrete të bashkëpunimit.




