Më 22-25 nëntor në Beograd, u zhvillua Edicioni i Katërt i Panairit të Verës “Wine Vision by Open Balkan 2025” një event që çdo vit forcon bashkëpunimin rajonal dhe krijon një hapësirë të vyer për promovimin e prodhuesve dhe potencialit enogastronomik të Ballkanit. Prodhimet e shtatë kantinave shqiptare të verës u paraqitën denjësisht në këtë panair.
Ceremonia zyrtare e hapjes së panairit dhe përfaqësimi institucional i Shqipërisë në prezantimin e ofertës turistike të vendit tonë u ndoqën nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj, dhe Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, znj. Zana Çela.
Trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë performoi para publikut ballkanas.



