Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Ministri, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Enkel Rexhepi, me të cilin zhvilloi një takim të përkushtuar çështjeve që lidhen me pozitën dhe të drejtat e minoritetit shqiptar në Serbi.
Ministrja Spiropali rikonfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë institucional, përfshirë rolin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, në ndjekjen dhe promovimin e këtyre çështjeve.
Republika e Shqipërisë mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes së shqiptarëve jashtë kufijve, si një element i rëndësishëm për stabilitetin, zhvillimin dhe shpresën për të ardhmen.



