Sot, Ambasadori Bardhyl Canaj, priti në takim në ambientet e përfaqësisë, Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Serbi, z. Angel Angelov.
Ambasadorët zhvilluan një bashkëbisedim shumë konstruktiv mbi avancimin në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, zhvillimet aktuale në Serbi, statusin e minoriteteve shqiptare dhe bullgare në Serbi, situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e integrimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian, si dhe mbi çështje të gjeopolitikës ndërkombëtare.



