Ambasadori Bardhyl Canaj priti sot në një takim pune Shefin e Zyrës së NATO-s në Beograd, Gjeneral Brigade Antonio Stasi.
Gjatë takimit u diskutua mbi situatën e sigurisë në rajon, zhvillimet aktuale në Serbi, si dhe sfidat në kontekstin global të sigurisë.
Në këtë kuadër, u theksua roli i Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s në forcimin e sigurisë rajonale, si dhe rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm për adresimin e zhvillimeve gjithnjë e më komplekse gjeopolitike, në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit jo vetëm në rajon, por edhe në nivel global.



