Nga data 10–12 mars po zhvillohet në Beograd, Mbledhja e Dytë Koordinuese për Expo 2027, e cila synon koordinimin e punës dhe përgatitjen e shteteve pjesëmarrëse për këtë organizim mbarëbotëror.
Deri më tani, mbi 130 shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Expo 2027, që do të zhvillohet në Beograd nga 15 maji deri më 15 gusht 2027, nën moton “Play for Humanity”.
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë event me Pavionin e saj Kombëtar, nën koordinimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Pavioni i Shqipërisë do të ketë një program të dedikuar për Expo 2027, ku do të prezantohen objektivat dhe prioritetet e vendit në përputhje me tematikat e ekspozitës, si edhe me politikat strategjike të zhvillimit.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Sh. T. Z. Bardhyl Canaj, mirëpriti delegacionin shqiptar dhe shprehu mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në çdo etapë të përgatitjeve, deri në përmbylljen me sukses të këtij aktiviteti ndërkombëtar.



