Sot, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SHTZ Bajram Begaj, priti në takim Kryetaren e Komunës së Preshevës, Znj. Ardita Sinani.
Në fokus të bisedës ishin respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat përballen.
Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.




