Gjatë vizitës së tij të radhës në Luginën e Preshevës, Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Sh.T.Z. Bardhyl Canaj, u takua së bashku me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Z. Enkel Rexhepi, me mjekë të rinj nga Lugina të diplomuar në Shqipëri.
Në takim u diskutua nevoja për mundësimin e specializimeve në Shqipëri për mjekët nga Lugina e Preshevës dhe u dakordësuan hapat për nisjen e një iniciative institucionale nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë, për sigurimin e kuotave të veçanta për specializim. Rritja e kuadrove të specializuara është thelbësore për përmirësimin dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në këtë trevë!
KKSH fton mjekët nga Lugina që janë të interesuar për specializim të dërgojnë kërkesat në adresën elektronike: kksh.bujanoc@gmail.com
Bazuar në këto aplikime, do të ndërmerren hapat e mëtejshëm për adresimin dhe avokimin e kësaj çështjeje.



