Ambasadori Bardhyl Canaj zhvilloi një takim me mikun, kolegun, Ambasadorin Jetish Jashari, Shef i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë.
Bashkëbisedimi tejet produktiv u përqendrua në avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri–Kosovë, si dhe në situatën dhe sfidat me të cilat përballet rajoni i Ballkanit në rrugën drejt integrimit evropian.
Gjithashtu, u diskutua mbi impaktin e zhvillimeve gjeopolitike ndërkombëtare dhe ndërtimin e agjendave të përbashkëta.



