Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin për Punët e Jashtme të Republikës së Moldavisë, z. Mihai Popșoi.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:
Ishte kënaqësi e veçantë të takohesha, në kuadër të Forumit Ekonomik te Delfit, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin për Punët e Jashtme të Republikës së Moldavisë, z. Mihai Popșoi.
Ky takim ishte një mundësi e vyer për të shkëmbyer pikëpamje dhe për të ndarë vlerësime mbi angazhimin tonë aktiv dhe dinamik në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të ndarë përvojën e saj dhe për të vijuar ta bëjë këtë sa herë që është e dobishme, në frymën e miqësisë dhe partneritetit të ngushtë mes vendeve tona, si vende partnere sot dhe anëtare të ardhshme të Bashkimit Europian.
Ne e konsiderojmë zgjerimin si një investim strategjik për sigurinë e Europës dhe për ndërtimin e një kontinenti më të bashkuar, më të qëndrueshëm dhe më rezistent ndaj sfidave të së ardhmes.



