Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, priti sot në Përfaqësi Ambasadorin e ri të Austrisë në Republikën e Serbisë, Enno Drofenik.
Gjatë takimit, të dy ambasadorët diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, zhvillimet në rajonin e Ballkanit, si dhe zgjedhjet në Serbi dhe përfaqësimin e faktorit politik shqiptar.
Ambasadori Canaj i uroi homologut austriak suksese në detyrën e tij të re, duke shprehur gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit dhe forcimin e koordinimit të ndërsjellë për çështje me interes të përbashkët.



