Veprimtaria për 80-vjetorin e datëlindjes së artistit të madh, Bekim Fehmiu, hapi Festivalin “Mirëdita, Dobar Dan”, i cili mbahet për të dytin vit radhazi në datat 1-4 qershor në Beograd e në Prishtinë. Në suazën e këtij festivali do të organizohen shfaqje filmash, promovim librash, ekspozita, koncerte dhe debate të ndryshme. Në hapjen e kësaj veprimtarie në Dom Omladine ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, z. Ilir Boçka.
Newsroom
Festivali “Mirëdita, Dobar Dan”