Ne datat 22-23 nentor, ambasadori Ilir Boçka mori pjesë në konferencën e organizuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me temë “Integrimi i shqiptarëve në dritën e (mos)implementimit të marrëveshjeve qeveritare për Luginën e Preshevës”. Në këtë takim ishte e pranishme edhe ministrja e Administratës Publike dhe e Vetëqeverisjes Lokale Ana Brnabiq, deputetë, ambasadori i Zvicrës Philippe Guex, kryetarët e komunave të Bujanocit dhe të Preshevës, përfaqësues të pakicave kombëtare dhe të partive politike shqiptare e të ftuar të tjerë.
Newsroom
Konferenca “Integrimi i shqiptarëve në dritën e (mos)implementimit të marrëveshjeve qeveritare për Luginën e Preshevës”