Ditën e martë, më 27 qershor 2017, u mbajt në Beograd Forumi Rajonal i MARRI-t (Nisma rajonale për Migrimin, Azilin, Refugjatët) në të cilin morën pjesë vendet anëtare të këtij Forumi, si dhe një sërë vendesh e organizmash ndërkombëtare që bashkëpunojnë me të ose renditen ndër sponsorët e donatorët e MARRI-t.
Vendi ynë përfaqësohej nga një delegacion i kryesuar nga ambasadori i RSh në Beograd, z. Ilir Boçka.
Ambasadori Ilir Boçka e përshëndeti Forumin në emër të Shqipërisë dhe duke vlerësuar punën e kryer nga kjo organizatë e vuri theksin në rolin e Shqipërisë në gjirin e saj, si dhe parashtroi prioritetetve me rastin e marrjes së kryesisë për periudhën qershor 2017- 2018.
Në mbyllje të punimeve u zhvillua ceremonia e kalimit të kryesisë nga Serbia te Shqipëria.