Këto ditë shtëpia e njohur botuese “Samizdat” nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me tregime “Bisedë për brilantet një pasdite dhjetori” të shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadare. Ky është libri i dytë i një autori shqiptar, pas atij të Edi Ramës “Kurban”, që kjo Shtëpi Botuese sjell në gjuhën serbe për lexuesin e gjerë brenda harkut kohor të një viti. Më poshtë do të gjeni kopertinën e librit dhe një përmbledhje të shkurtër të tij, shoqëruar me disa vlerësime prej kritikëve Alen Boske e John Carey. Libri është përkthyer në serbisht nga Shkëlzen Maliqi dhe gjendet në librari.
« Bisedë mbi brilantet një pasdite dhjetori » është një përmbledhje tregimesh të periudhave të ndryshme të Ismail Kadaresë, të atyre më të hershme, të cilat na kthejnë në vitin 1953, kur Kadare ishte 17 vjeç, për të ardhur në periudhën e pjekurisë krijuese, duke përfshirë vitin 2008, kur e përfundoi këtë përmbledhje. Përgjatë gjithë këtij harku kohor i riu që hyri në literaturë me ëndrra të mëdha u përball me një sërë tundimesh, censurimi, ndalimi, pavarësisht gjithë kësaj, falë talentit dhe pragmatizmit, ai realizoi një opus unik koherent.
Në këtë libër disa tregime publikohen për herë të parë, edhe pse janë shkruar shumë kohë më parë, ndërsa një pjesë e atyre që janë botuar më parë, tani publikohen në versionet e tyre të para thelbësore, të cilat censura e diktaturës i kishte sakatuar. Çdonjëri prej tregimeve dhe novelave ka historinë e vet të veçantë.
Punimet e hershme të Kadaresë gjithmonë kanë një lloj privilegji për t’u marrë me ato. Jo sepse janë të parat në një seri të gjatë librash, por sepse kthimi i tyre udhëhiqet nga nostalgjia intime e shkëndijave që ata kanë krijuar, nga gjurmët origjinale të shkrimit dhe jetën e tyre e fshehtë në heshtjen e arkivave të errëta, ku, pas kaq shumë vitesh, ngallin një kuriozitet mahnitës , ashtu siç ndodh kur shihni diçka të hershme, dashurinë e parë.
Në këtë përmbledhje, koha shihet si një dialektikë e identitetit dhe ndryshimit, por në të cilën ai vazhdimisht kryen dicka që është unike këtë letërsi. Prandaj “Bisedë mbi brilantet një pasdite dhjetori “ paraqet një përzgjedhje në miniaturë nga vepra e madhe e Kadaresë ku portretizohet shpirti i të gjithë asaj vepre.
„Ismail Kadarea është një shkrimtar që krijon hartën e mbarë një kulture, historinë, pasionet, folklorin, politikën dhe katastrofat e saj. Ai është shkrimtar universal i një tradite narrative që i ka rrënjët te Homeri“.
John Carey
„Sado e ndryshme të jetë Shqipëria nga Suedia ose Franca ajo ka lindur një gjeni. Kadarea është i njohur në krejt botën; në qoftë se e nderoni me çmim Kadarenë kjo nuk do të thotë se e keni bërë atë të madh, përkundrazi keni lartuar vetveten“.