Në qytetin e Gjirokastrës u nënshkrua Marrëveshja e Binjakëzimit mes Komunës së Bujanocit të Luginës së Preshevës dhe Bashkisë së Gjirokastrës.
Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi dhe Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, z. Flamur Golemi.
Kjo Marrëveshje shënon një kapitull të ri bashkëpunimi ndërshqiptar dhe hap perspektiva të mëdha në ndihmë të komunitetit shqiptar të Luginës së Preshevës, në fushat e edukimit, arsimit e kulturës, agro-bujqësisë, turizmit, administrimit të qeverisjes lokale, etj.