Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi vizitë në një nga spitalet më elitare në Beograd, “Colic Hospital”, me ftesë të CeO së tij, Prof.Dr. Milan Colic.
Prof.Dr.Colic shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në fushën hospitalore e më gjerë me partnerë nga Shqipëria, si dhe konfirmoi vizitën së afërmi në vendin tonë.