Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Znj. Jovanka Visekruna Jankovic, Drejtore artistike dhe Menaxhere e ‘ArtLink’, e cila njëherazi është anëtare e bordit të ‘European Festival Association’.
Znj. Jankovic ka inicuar aktivitete artistike edhe në kuadrin e ‘Regional Balkan Activities’, që nga viti 2004 (Qendra e Festivalit për Ballkanin Perëndimor dhe themeluese e Camerata Balcanica, Dhoma e Orkestrës e Ballkanit Perëndimor), dhe ka organizuar dy vite më parë koncerte artistike në Tiranë, në bashkëpunim me Orkestrën e Sinfonisë së Radio-Tiranës, si dhe ka implementuar projekte për integrimin profesional të të rinjve në fushën e artit e kulturës. Të tilla aktivitete artistiko-kulturore janë organizuar edhe në Shkup, Podgoricë, Beograd etj.
Gjatë takimit u diskutua për projektet e ardhshme në gjashtë qytete të rajonit të Ballkanit, në kuadrin e ‘Festival Cities’ që monitorohen nën menaxhimin e ‘Europian Festival Projects’, ku do të propozohen qytetet e Tiranës dhe Gjirokastrës.