Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, vizitoi Arkivin e Ish-Jugosllavisë. Ai u prit nga Drejtori i Arkivit të Jugosllavisë, Dr. Milan Terzić. Gjithashtu, mori pjesë edhe Z. Dragan Teodosić, Arkivist i Lartë dhe Shef i Departamentit për Publikimin e Materialit Arkivor dhe Bashkëpunimit Ndërarkivor.
Qëllimi i vizitës ishte biseda për modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet Arkivit të Jugosllavisë dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, si dhe Arkivit të Jugosllavisë dhe Arkivit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë.
Pas takimit Drejtori i Arkivit të Jugosllavisë, Dr. Milan Terzić shoqëroi Ambasadorin në turin njohës në Arkiv.