Ambasadori Canaj priti sot në Përfaqësi Ambasadorin e ri të Portugalisë në Serbi, Z.Jose Rui Velez Caroço.
Bashkëbisedimi u fokusua në marrëdhëniet intensive dypalëshe Shqipëri-Portugali, procesin dinamik të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, zhvillimet e brendshme në Serbi, raportet aktuale Serbi-Kosovë, si dhe rajonin e Ballkanit.