Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut, Z. Mohamed Amine Belhaj, njëherazi Dekan i Trupit Diplomatik për vendet arabe e afrikane në Serbi.
Gjatë takimit u bisedua për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, si dhe për angazhimin e bashkëpunimin ndërveprues të të gjithë trupës diplomatike që shërben në Republikën e Serbisë.