Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Deputetin shqiptar të Parlamentit të Serbisë, Z. Shaip Kamberi, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Z. Nevzat Lutfiu dhe Z. Rahimi, personi i autorizuar i Listës zgjedhore ‘Beteja politike e shqiptarëve vazhdon’.
Bashkëbisedimi u fokusua në kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, bazuar në “Planin 7 Pikësh”.