Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, vizitoi stendën për Shqipërinë, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd.
Gjatë katër ditëve të panairit ka pasur një interesim të madh dhe vizitorë të shumtë tek stenda për Shqipërinë.
Ambasadori Canaj zhvilloi takime me Drejtorin Ekzekutiv, Boris Firicki dhe Drejtoreshën e Marketingut, Fiona Jeliçi, të Agjencisë Turistike “ Albanija.rs”, të cilët synojnë rritjen këtë vit me mbi 30% të fluksit turistik serb në Shqipëri, krahasuar me vitin 2023, që ishte rreth 110.000 vetë.