Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi takim me Ambasadorin e Egjiptit, Z. Bassel Sala.
Në takim u vlerësua tejet pozitivisht lidhja e përbashkët tradicionale mes dy vendeve, ecuria intensive e bashkëpunimit dy palësh në të gjitha fushat, si dhe nënshkrimi së fundmi i Marrëveshjes ‘4iG’, për ndërtimin e linjës kabllore direkte nënujore Shqipëri-Egjipt, i cili është një projekt strategjik që nxit rankimin e digjitalizimit dhe integrohet edhe me linjat e tjera nënujore që operojnë në hapësirën mesdhetare.