Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, priti në takim Përfaqësuesin e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Z. Soufiane Adjali.
Përfaqësuesi i UNHCR-së informoi rreth projekteve të menaxhimit të situatave për refugjatët dhe minoritetet në Serbi. Ai vlerësoi pozitivisht kontributin e Shqipërisë në strehimin dhe ndihmat humanitare ndaj afganëve, që duhet të shërbejë si model edhe për vendet e tjera.