Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Serbisë, Dr. Vladimir Pistalo.
Dr. Pistalo është një nga shkrimtarët më në zë e autor i shumë veprave. Në gjuhën shqipe është përkthyer libri i tij: “Tesla – Një potret mes maskave”.
Dr. Pistalo shprehu kënaqësinë të intensifikojë bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe hartimin e agjendave të përbashkëta mes tyre për përkthimin e veprave të shkrimtarëve të të dy vendeve në gjuhët përkatëse.