Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi takim me Drejtorin e Qendrës Kinematografike të Serbisë, Z. Jugoslav Panteliç dhe drejtuesen e Departamentit të Filmit, Znj. Ksenija Zelenoviç.
Në takim u dakortësua për organizimin së shpejti të eventit: “The Tribute to Xhanfize Keko”, i cili do të mundësojë shfaqjen në Beograd të pesë filmave të regjizores së famshme shqiptare.