Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, priti në takim Z. Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Serbisë dhe Z. Shqipërim Musliu, Zv.Kryetar i Komunës së Bujanocit, përfaqësues të minoritetit shqiptar në Serbi.
Në takim u diskutua trajtimi i problematikave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe krijimi i mundësive për të rinjtë shqiptarë në Luginë.