Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, priti në përfaqësi kryetarin e Asociacionit të Shkrimtarëve Serbë, Miloš Janković.
Në takim u dakordësua nxitja e një bashkëpunimi të ri me homologët e tij nga Shqipëria, ndërtimi i projekteve për përkthimin e shkrimtarëve të shquar nga të dy vendet, në shqip dhe serbisht, si dhe krijimi i shoqatës së shkrimtarëve të rajonit të Ballkanit.