Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Shtetit të Kosovës në Serbi, Z. Jetish Jashari.
Në takim u diskutua për organizimin e përbashkët të aktiviteteve kulturore, artistike, tregtare, universitare dhe akademike, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit diplomatik dypalësh.