Në kuadër të zbatimit të Platformës së Shërbimit Konsullor Online, projekt i cili ka filluar më datë 16 janar 2017, të gjitha shërbimet konsullore ofrohen online përmes Platformës SHKO – Shërbimi Konsullor Online. Kjo platformë ofron aplikime online sipas listës bashkëlidhur të gjendur në lidhjen: e-Albania, prej të cilave 23 do të kryhen tërësisht online, ndërsa për 13 shërbimet është e domosdoshme paraqitja fizike e qytetarit – aplikues për finalizimin e shërbimit.
Shërbimet Konsullore online ofrohen si më poshtë:
- Duke aplikuar në platformën: ☞ Sherbimet Konsullore Online
- Duke aplikuar në portalin e-Albania ☞ e-albania.al
Për një shërbim sa më cilësor dhe korrekt, lutemi na kontaktoni në adresën: consulate.belgrade@mfa.gov.al
Zyra Konsullore në Beograd ofron shërbimet si më poshtë:
- ☞ Informacion i përgjithshëm
- ☞ Vërtetime të ndryshme
- ☞ Prokura të posaçme
- ☞ Deklarata noteriale
- ☞ Leje Kalimi
- ☞ Leje transporti trupi/hiri
- ☞ Asistencë konsullore
- ☞ Viza
Njoftojmë qytetarët se, në bazë të ligjit nr. 9372, datë 09.07.1998 “Për ushtrimin e funksioneve konsullore.” Për çdo veprim që kërkohet të kryhet nga zyra Konsullore, të interesuarit duhet të jenë të pajisur me dokumentet përkatëse, identifikuese dhe vërtetuese për shërbimin që kërkohet.
SHËNIM: pagesat kryhen vetëm përmes bankës.
Oraret e shërbimit konsullor:
E hënë – e enjte: 09:00 – 14:30.
E premte: 09:00 – 14:00.