Ambasadori Bardhyl Canaj u takua me mikun dhe kolegun e tij, Ambasadorin Jetish Jashari, Shef i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë.
Takimi u fokusua në agjendat e përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit, zhvillimet rajonale, çështjet e sigurisë dhe procesin e integrimit evropian.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e dialogut, koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm në funksion të promovimit të stabilitetit, paqes dhe perspektivës evropiane të rajonit.



