Ambasadori Ilir Boçka vizitoi panairin ndërkombëtar të Turizmit në Beograd në të cilin spikati edhe prania e Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit si dhe e disa operatorëve turistikë nga Shqipëria. Me këtë rast ai zhvilloi një takim me pjesëmarrësit nga vendi ynë ku u diskutua për mundësitë e mëdha që ofron vendi ynë në fushën e turizmit detar, malor, kulturor e të agrobiznesit, duke pasur parasysh interesin gjithnjë e në rritje të turistëve nga Serbia. Ky është viti i dytë radhazi që Shqipëria është e pranishme në panairin e Beogradit. Panairi do të jetë i hapur deri më datë 26 shkurt.
Newsroom
Ambasadori Ilir Boçka vizitoi panairin ndërkombëtar të Turizmit në Beograd