Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë, znj. Delina Ibrahimaj, priti në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti.
Në takim u diskutua për sferat e bashkëpunimit dhe mbështetjes që mund të ofrojë MEI dhe institucionet tjera të Shqipërisë për Komunën e Bujanocit dhe Luginën e Preshevës në përgjithësi. Zhvillimi i resurseve në bujqësi dhe sipërmarrje ishte një ndër idetë që u shpalosën gjatë takimit.
Një fokus i veçantë iu dha inovacionit, duke e konsideruar atë si një trend gjithnjë e më të rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve shqiptarë të Luginës.




