Ambasadori Bardhyl Canaj mori pjesë në konferencën shkencore: “Personalitete dhe figura me vlera shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe viset e tjera shqiptare”, të zhvilluar në Bujanoc më 25-26 tetor 2025. Konferenca u organizua nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës. Në të morën pjesë akademikë e profesorë të Universiteteve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e nga vetë Lugina e Preshevës.
Në këtë konferencë tejet dinjitoze u promovua identiteti e kultura, iniciativat për forcimin e trashëgimisë kombëtare, u evidentuan figurat e studiuesit elitarë të albanologjisë e etno-arkeologjisë shqiptare, personalitetet nga gjithë viset mbarëshqiptare në fushat e letërsisë, folklorit, gjuhësore dhe kulturës.



