Më datë 11 gusht 2016, ambasadori Ilir Boçka priti në një takim kryetarin e komunës së Preshevës Shqiprim Arifi. Të dy bashkëbiseduesit u ndalën në ecurinë e punëve në këtë komunë, zhvillimin e projekteve në fusha të ndryshme, si infrastruktura, ekonomia, arsimi, investimet e huaja etj. Ata diskutuan gjithashtu edhe për intensifikimin e marrëdhënieve midis komunës së Preshevës dhe institucioneve homologe në Shqipëri.
Newsroom
Ambasadori Bocka dhe Kryetari Arifi gjate takimit te sotem