Ambasadori Bardhyl Canaj zhvilloi bisedë me ekspertin e analistin e çështjeve ndërkombëtare, në veçanti të rajonit të Ballkanit, z. Ben Andoni.
Në cilësinë e Anëtarit të Nderit të Shoqatës Ndërkombëtare të Përkthyesve në gjuhën serbe, Z. Andoni mori pjesë në Takimin e 49-të ndërkombëtar “BEPS 49”. Ky takim organizohet në Beograd dhe marrin pjesë shumë përkthyes të mirënjohur nga SHBA, Evropa dhe Ballkani.