Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, Bardhyl Canaj i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Serbisë, Z. Aleksandar Vuçiç.
Pas ceremonisë Ambasadori Canaj pati një takim kortezie me Presidentin Vuçiç, në të cilin ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm, Z. Ivica Dadiç. Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.