Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj priti në takim drejtuesit e Aleancës për Luginën (AL), Z. Armend Aliu dhe Z. Ilir Sadriu.
Zyrtarët e AL-së përgëzuan Ambasadorin shqiptar për akreditimin si dhe shprehën gatishmërinë e subjektit të tyre për të bashkëpunuar me shtetin shqiptar.
Për të shfaqur respektin dhe vlerësimin e tyre për punën e Ambasadorit Canaj, drejtuesi e AL dorëzuan një dhuratë, një pikturë të veçantë me motive nga Presheva, punuar në gurë nga artisti Shqipërim Fejzullahu.