Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, priti në një takim kortezie, studenten shqiptare Zj. Daliborka Shuto, e cila studion Bachelor, në Fakultetin e Drejtësisë të UT shtetëror të Beogradit.
Zj. Shuto, e cila së shpejti nis specializimin për gradën Master në fushën e të Drejtës Civile, është një prej shumë studentëve shqiptarë që kanë zgjedhur të studiojnë në Serbi.