Ambasadori Bardhyl Canaj priti në përfaqësi Ambasadoren e re të Zvicrës në Serbi, njëherazi jo rezidente në Malin e Zi, Znj. Anne Lugon-Moulin.
Bashkëbisedimi ishte tejet produktiv. U nënvizua intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat; ecuria pozitive e rajonit të Ballkanit drejt integrimit evropian, në veçanti progresi i Shqipërisë në këtë drejtim; si dhe situata aktuale në Serbi.