Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Drejtuesin e Zyrës së NATO-s në Serbi, Brigadier Gjeneral Giampiero Romano, i cili vlerësoi angazhimin e besueshmërinë 15 vjeçare të Shqipërisë në agendat strategjike e institucionale të Aleancës së NATO-s, kontributin që po jep vendi ynë në sigurinë e stabilitetin e Rajonit të Ballkanit, e më gjerë.
Brigadier Gjeneral Romano përgëzoi përpjekjet dhe nismat e Shqipërisë për modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes e sigurisë, që i shërbejnë stabilitetit rajonal e objektivave strategjike të NATO-s. Bashkëbisedimi produktiv vijoi me situatën e raportet Serbi- Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.