Sot, Ambasadori Canaj priti në takim Përfaqësuesen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Drejtoren e Zyrës së OKB-së në Beograd, znj. Dominika Krois.
Në takim u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit dhe u shkëmbyen mendime për situatën në Ballkan dhe zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare, ku u vlerësua roli i Shqipërisë në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Gjatë bisedës u dakordësua gjithashtu hartimi i një agjende të përbashkët gjatë vizitës së znj. Krois në Shqipëri në muajin maj, ku do të zhvillojë takime me personalitete dhe përfaqësues shtetërorë të fushës së politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe me përfaqësues të pakicave kombëtare dhe organizatave të shoqërisë civile të profilizuara në këto fusha.



