Më 11 shtator 2024, Ambasadori Bardhyl Canaj priti në Përfaqësi Presidentin e Dhomës së Tregtisë e Industrisë së Serbisë, Z. Marko Çadez. Bashkëbisedimi i frytshëm u fokusua në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike e të bizneseve mes sipërmarrjeve të të dy vendeve, forcimin e bashkëpunimit mes Dhomave të Tregtisë e Industrisë së Shqipërisë e Serbisë, nisjen e përgatitjeve për organizimin e Forumit Ekonomik mes tyre në Beograd, si dhe hapjen së shpejti të Degës së Dhomës së Tregtisë e Industrisë së Tiranës në Luginën e Preshevës.
Newsroom
Ambasadori Canaj, takim me Presidentin e Dhomës së Tregtisë e Industrisë së Serbisë